Masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën, Kurti: Duhet të hiqen sa më shpejt!

Masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën, Kurti: Duhet të hiqen sa më shpejt!

20:05, 21/07/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.

Kurti është shprehur se Kosova me progresin e arritur ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.

“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco