Kosova fillon pagesat e subvencioneve në bujqësi

Kosova fillon pagesat e subvencioneve në bujqësi

11:02, 11/07/2023

Prishtinë - Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se ka nisur realizimi i pagesave të subvencioneve për vitin 2023.

“Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrolleve rigoroze në terren”, ka shkruar ministri Peci.

Ai ka thënë se me këtë intensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim. “Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi”, ka shtuar Peci.

Ai po ashtu ka thënë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco