Konjufca: Shqipëria nuk po na kupton. Drafti i Ramës përmban elementë të dëmshme për interesin e Kosovës

Konjufca: Shqipëria nuk po na kupton. Drafti i Ramës përmban elementë të dëmshme për interesin e Kosovës

19:51, 06/07/2023
Kryeparlamentari kosovar Glauk Konjufca ka dhënë detaje sa i takon takimit të tij me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Ai thotë se në fokus të bisedës ka qenë situata në veri të Kosovës dhe draft-raporti i propozuar prej kryeministrit shqiptar. Për këtë të fundit, Konjufca u shpreh skeptik pasi sipas tij në draft ka elementë që u japin autonomi territoriale serbëve në Kosovë.

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk si për Kosovën dhe Republika e Shqipërisë ishte në anën e asaj që ishte shkëmbimi territorial, mendoj që e ka dëmtuar Republikën e Kosovës, edhe ideja e Ballkanit të Hapur sepse është dallim nga ajo për të cilën ka nevojë Kosova. Dhe tani, është kjo e treta, që po ashtu po e dëmton Republikën e Kosovës kur ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk po na kupton as Republika e Shqipërisë.

Unë mendoj se prej kësaj nuk ka gjëra pozitive, me këto pozicione Kosova vetëm dëmtohet. Zoti Rama ka ndarë elemente të Asocacionit, mirëpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mua më është dukur që element të caktuar te drafti i tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë dhe kjo është në kundërshtim me interesin e popullit shqiptar.”

I pyetur se pse Kryeministri i Kosovës nuk e priti sot Ramën, ai tha se është një gjest që duhet kuptuar e nga ana tjetër e cilësoi gjithë këtë si “porosi minimaliste” të Kurtit për kreun e qeverisë shqiptare.

“Unë nuk jam ndërmjetës, por kryetar parlamenti! Asgjë nuk ndodh pa konsultim me Kryeministrin apo Presidenten, i bëjmë të gjitha. Nuk ishte marrje e lejes, por ide pas një diskutimi të përbashkët. Kështu funksionojnë ndonjëherë marrëdhëniet mes shteteve, kur ti do të përçosh një porosi të caktuar që ke qenë i lënduar dhe kjo nuk është çështje që kapërcehet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht mendoj se elementi i sotëm që ka dashur të përçojë qeveria e Kosovës, është porosi minimaliste sepse ministrat homologë i nënshkruan marrëveshjet, krerët më të lartë të shtetit e pritën zotin Rama. Janë dakorduar, por ishte dëm i madh se nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Kuptojeni këtë sjellje. Ramës i kërkuam ta ketë sensin tonë të situatës politike, në relacion se çfarë po përjetojmë nga Serbia. Kështu shumë lehtë do dilnim nga kjo situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco