Kurti nga Llapi flet për situatën në veri: Janë minimum 45 kriminelë që po bëjnë 'zullum' atje

Kurti nga Llapi flet për situatën në veri: Janë minimum 45 kriminelë që po bëjnë 'zullum' atje

10:41, 03/07/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për masat e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës, të cilat ai i quajti të përkohshme.

“Behët fjalë edhe për vizita por janë të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të papranueshme”, tha ai.

Kurti për shpërthimin e mbrëmshmen në veri tha se deri me sot janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulme, dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve, por njëkohësisht kanë shkaktuar rrezikim duke përdorur armatim.

“Ju e pat me 26 qershor se çfarë armatimi është konfiskuar, kjo nuk ka të bëjë me popullsinë serbe mirëpo janë këta dhjetëra kriminel të spikatur dhe 45 prej të cilëve janë identifikuar kjo do të thotë që nuk ka më shumë por minimum janë 45”, ka deklaruar Kurti.

“Ne përpiqemi maksimalisht për paqe dhe siguri”, tha Kurti.

Kryeministri ndër tjerash tha se kanë pa numër fakte që behët fjale për organizate terroriste, por sipas Kurtit nëse këto organizata nuk do ti shpallnin terroriste do të ishte shkelje e kushtetutshmërisë  .

Ai tha se është në kontakt me përfaqësuesit e BE-së dhe se është i interesuar për de-eskalim të situatës në veri por edhe për normalizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco