VIDEO/ Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit

VIDEO/ Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit

20:11, 28/06/2023

I biri i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është parë sot gjatë ditës në Graçanicë, aty ku janë zhvilluar festimet e ‘Vidovdanit’ këtë vit.

Danilo ka marrë pjesë në liturgjinë fetare për këtë festë serbe, ndërsa të veshur ka mbajtur një fanellë me mbishkrimin ‘Dorëzimi nuk është opsion’.

Ndërkaq janw publikuar disa pamje që pretendojnë se shfaqin pikërisht Danilon dhe veturën me të cilën ai po udhëtonte brenda territorit të Kosovës.

‘Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq, i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së ‘Vidovdanit’. Pas përfundimit të ceremonisë, e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën, e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë’, ka raportuar Dukagjini.

Danilo Vuçiq, pas liturgjisë është parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

Dhjetëra qytetarë serbë u mblodhën sot në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet çdo vit më 28 qershor.

Zakonisht, ‘Vidovdani’ festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, por këtë vit është mbajtur në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit Teodosije.

 ‘Djemtë e Kosovës’, ‘Rrënjët e mia’, janë disa nga mbishkrimet që u panë në oborrin e manastirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco