VIDEO/ Albin Kurti shpërndan bakllava e ëmbëlsira për policët në veri të Kosovës

19:56, 28/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë bakllava dhe ëmbëlsira për policët që janë të stacionuar në veri të Kosovës.

Ka qenë vetë Kurti që ka shpërndarë në rrjetet sociale, pamjet e vizitës me rastin e Kurban Bajramit.

Mesazhi i Albin Kurtit:

Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut.

Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco