Kurti, thirrje Serbisë: Ndaloni nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete

Kurti, thirrje Serbisë: Ndaloni nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete

11:49, 27/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që t'i ndalojë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”.

Kjo thirrje e Kurtit vjen pasi të hënën u sulmua me granata dore objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, shkruan Kurti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme materiale në dy vetura zyrtare, ndërkohë që ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka quajtur sulm terrorist, duke deklaruar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, thase sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës është padyshim sulm i organizuar terrorist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco