Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë, rreth 20 persona me maska i dhunojnë fizikisht

Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë, rreth 20 persona me maska i dhunojnë fizikisht

09:47, 23/06/2023

Dy shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e sulmuesve disa ishin të maskuar. Në njoftimin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco