Vuçiç tregon ç'diskutoi me Borrel dhe Lajçak për Kosovën: Serbët nuk janë fajtorë!

Vuçiç tregon ç'diskutoi me Borrel dhe Lajçak për Kosovën: Serbët nuk janë fajtorë!

19:20, 22/06/2023

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar në rrjetet sociale për takimin që ka zhvilluar me zyrtarët e lartë të BE-së për tensionet me Kosovën.

Vuçiç shkruan se “se diskutova për situatën në Kosovë dhe Metohi me Miroslav Lajçak dhe Josep Borrel. Dëgjova gjithçka që ata kishin për të na thënë, kuptova dëshirën e tyre për të çtensionuar situatën dhe për zgjidhjen e problemeve me bisedime.

Sot kam paraqitur një raport për lëndimet e serbëve të arrestuar, të cilët nuk janë fajtorë, për të parë se në çfarë gjendje fizike janë, kush i ka rrahur, si janë rrahur brutalisht si askund tjetër në Evropë, për të parë se si një popull persekutohet vetëm se dëshiron të jetë vetvetja.

Ne do të vazhdojmë të bisedojmë çdo ditë sepse besoj se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie kyçe, por edhe një herë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan të vuajnë më terrorin.

Fotot më poshtë, nga takimi i Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në Bruksel./ar/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco