Brukse/ Pas përfundimit të takimit me Vuçiç, Borrell dhe Lajçak do të ritakohen sërish me Kurtin ditën e sotme

Brukse/ Pas përfundimit të takimit me Vuçiç, Borrell dhe Lajçak do të ritakohen sërish me Kurtin ditën e sotme

19:06, 22/06/2023

Bruksel - RTK njofton se ka përfunduar takimi ndërmjet shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Detaje rreth bisedës nuk dihen.  Sërish do të zhvillohet takimi mes Borrell-it dhe kryeministrit Kurti.

Kronologjia e ngjarjeve:

Ora 16:58 Nis takimi Borrell-Vuçiç

Ka nisur takimi ndërmjet shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pasi ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tani ka nisur takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Sikundër merret vesh takimi po mbahet për të gjetur zgjidhjen për të ulur tensionet në veri të vendit.

Përfundon takimi Kurti – Borrell

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Tani pritet që në takim me Borrell dhe Lajçak të shkojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Borrell së pari pret Albin Kurtin

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fillimisht e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin urgjent të thirrur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Krahas kryeministrit Kurti në Bruksel ka udhëtuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin Borrell pritet të takohet pas përfundimit të takimit me kryeministrin Kurti.

Takimet e BE-së me palët nisin në orën 14:00

Zyrtarët evropian  nuk kanë konfirmuar nëse do të arrihet deri tek takimi i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së vetëm konfirmoi se të dy liderët do të jenë në Bruksel, ndërkohë që “është shumë herët për të parashikuar se si do të shkojnë gjërat”. Ajo porositi se takimi i sotëm është mundësi për të dy liderët që të tregojnë gatishmëri për të de-përshkallëzuar.

Gjithashtu në komunikatën për shtyp nga Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS)  vetëm thuhet se Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak do jenë nikoqir të “një sërë takimesh për menaxhimin e krizave” me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bruksel.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t'i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në njoftim. Takimet e para pritet të fillojnë rreth orës 14.00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco