Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, jepet dënimi për mësuesin nga Deçani

Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, jepet dënimi për mësuesin nga Deçani

18:53, 14/06/2023

Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim. Kjo ishte masa që iu komunikua sot nga Gjykata.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale sulm seksual. Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët.

”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar.

Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”, njofton Prokuroria.

Mësuesi u filmua në një video skandaloze, ku dukej teksa puthte në buzë 12-vjeçaren brenda ambienteve të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco