Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Jarinjë ku u morën peng tri policët

Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Jarinjë ku u morën peng tri policët

17:59, 14/06/2023

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë. Ai u nis me urgjencë për atje, pas rrëmbimit të tri policëve kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.

Pas ndalimit në Jarinje, ministri Sveçla menjëherë e ka vazhduar rrugën për në, Bare në vendin ku janë marrë tri policët kufitarë të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë, njofton RTK.

Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për  të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas rrëmbimit të tri policëve kufitare të Kosovës, nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë. Ai tha se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për përshkallëzim dhe destabilizim.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco