Abdixhiku: Lirimi i policëve në bashkërendim me aleatët, nga Kurti kërkojmë përgjegjësi

Abdixhiku: Lirimi i policëve në bashkërendim me aleatët, nga Kurti kërkojmë përgjegjësi

17:11, 14/06/2023

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të mbajë përgjegjësi politike për situatën e krijuar në Kosovë.

“Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri, - shkroi Abdixhiku në Fb.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naivitetit populist, që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë,” theksoi ai ddhe shtoi në përfundim:

“Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryeministri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco