Anulimi i takimit/ Edi Rama thellon krizën duke goditur Albin Kurtin

Anulimi i takimit/ Edi Rama thellon krizën duke goditur Albin Kurtin

09:06, 14/06/2023

Ashtu sikurse njoftoi paraprakisht Lapsi.al, Edi Rama e ka anuluar takimin e përbashkët mes dy qeverive që do të mbahej të mërkurën në Gjakovë duke pretenduar se kriza është aq e madhe, sa kabinetet e dy vendeve nuk mund të bëjnë me gjasme.

Rama pohoi, në një konferencë urgjente për shtyp, se ai në vend të takimit të parashikuar prej kohësh, kishte propozuar një bisedë kokë më kokë, për të folur për gjendjen kur Prishtina rrezikon sanksione ndërkombëtare. Sipas tij, Kurti nuk e ka pranuar këtë ndryshim të beftë të planëve, prandaj çdo tratativë ka mbetur në vend.

Pra edhe nga fjalët e kryeministrit shqiptar, kuptohet lehtësisht se takimi është anuluar nga Tirana, madje personalisht nga Rama.

Po pyetja është përse?

Natyrisht për të thelluar presionin ndaj Kurtit, ashtu sikurse po bën edhe Vuçiçi që kur bojkotoi institucionet, nuk mori pjesë në zgjedhje dhe nxori bandat e armatosura të godasin mbi forcat e rendit.  Duke anuluar një takim të parashikuar, qeveria shqiptare distancohet nga qeveria e Kosovës dhe përforcon përshtypjen se kjo e fundit është në krizë.

Gjithmonë është përfolur se Rama dhe Vuçiçi kanë pasur një plan për të mos toleruar në Prishtinë asnjë lider që nuk i shkon pas avazit atyre. Dhe si rastësisht, kriza që po provokon kryeministri shqiptar përputhet me atë të para pak ditëve të presidentit serb se me Albin Kurtin nuk mund të diskutohet. Pra, qëllimi nuk është shpëtimi i Kosovës, por i atij që po e mbron atë në mënyrën e vet./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco