Lista Serbe takohet me Vuçiçin, Rakiç përsërit dy kërkesat

Lista Serbe takohet me Vuçiçin, Rakiç përsërit dy kërkesat

14:51, 12/06/2023

Përfaqësuesit Listës Serbe janë takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi kreu i kësaj partie, Goran Rakiç, me ç’rast ky i fundit njoftoi se i kanë shtruar “dy kërkesat e kahershme” të tyre: tërheqjen e njësive speciale nga veriu si dhe formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Presidentit të Serbisë i kërkuam të ndalojë persekutimin e popullit serb nga njësitet speciale të dërguara nga autoritetet e Prishtinëls dhe i riktheksuam kërkesat tona që ia kemi prezantuar Lajçakut dhe Escobar-it që Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe të formohet sa më parë të jetë e mundur dhe që statuti të miratohet nga Prishtina”, ka thënë Rakiq, siç e cituan mediat serbe.

Rakiq pretendon se “serbët janë në një situatë të vështirë” duke folur gjerësisht për kundërshtitë rreth pranisë së njësiteve speciale policore të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Ndërkaq Vuçiqit thotë se “i paraqitëm video” rreth dy serbëve të arrestuar në veri, për të cilët pretendon se “nuk morrën pjesë në protestë dhe nuk kërcënuan askënd”.

“Ata bënë rezistencë pasive dhe faji i tyre i vetëm është se janë serbë”, thotë Rakiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco