Kamberi: 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi

Kamberi: 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi

13:50, 12/06/2023

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se 24 vjet më parë më 12 qershor të vitit 1999 politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi.

“Përpjekja shekullore, sakrifica dhe lufta e pandërprerë e popullit shqiptar për liri, demokraci e barazi, për Kosovën shtet të pavarur, aspiratë e përkrahur nga miqtë e partnerët strategjik të NATO-s, u kurorëzua me fushatën 78 ditshe të sulmeve ajrore ndaj regjimit fashist të Beogradit”.

“Luftën e fituam me NATO-n, ndërsa akoma në përpjekje të realizimit të porosisë së presidentit Clinton që “Paqen ta fitojmë vet”. As 24 vjet pas dëbimit nga Kosova, në Beograd nuk ka ndryshuar narracioni për Kosovën e as aspirata kolonialiste se Kosova është “tokë serbe””.

“Politika zyrtare dhe disponimi i përgjithshëm akoma po ushqehet nga mitet mesjetare duke shpërfaqur mungesë totale të realizmit politik. Në rrethana të këtilla roli i partnerëve strategjik Perëndimorë dhe miqve të NATO-s imponohet i pazëvendësueshëm për definimin e të ardhmes së Kosovës”, ka thënë Kamberi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco