Kurti, Osmani e Konjufca bashkë bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kurti, Osmani e Konjufca bashkë bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

09:06, 12/06/2023

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:30, homazhe bëjnë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco