Thirrja e Lajçak: Shtensionim, zgjedhje të parakohshme e kthim në dialog

Thirrja e Lajçak: Shtensionim, zgjedhje të parakohshme e kthim në dialog

09:50, 06/06/2023

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthim në dialogun për normalizim raportesh.

Të hënën në mbrëmje, Lajçak bashkë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, takuan kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to dhe rikthimin në dialogun për normalizim”, shkroi Lajçak të martën në mëngjes në Twitter.

Që nga 26 maji, në tri komuna në veri të Kosovës ka pasur protesta nga serbët lokalë. Në Leposaviç, Zubin-Potok e Zveçan është kundërshtuar hyrja e kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco