Hovenier reagon pas takimit me Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese

Hovenier reagon pas takimit me Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese

11:35, 29/05/2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai pas takimit ka thënë se situata është shumë shqetësuese.

Hovenier ka thënë se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.

“Kisha takim me presidenten Osmani me kërkesë të saj për shkak të shqetësimeve që kemi ne për situatën në veri të vendit. Une kam ftuar kryetarët e komunave për takim. Reagimet tona janë shumë të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale”, tha ambasadori amerikan pas takimit me Osmanin.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.

Ambasadori amerikan theksoi se ShBA dhe vendet e QUINT-it e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës.

Ai tha se edhe me dy kryetarët, atë të Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë diskutuar lidhur me detyrën e tyre, që t’u shërbejnë qytetarëve pa pasur nevojë për forcë.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e  forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha amabasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco