Nënkryetari i Listës Serbe nuk i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në shqip

Nënkryetari i Listës Serbe nuk i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në shqip

12:56, 19/05/2023

Nënkryetari, njëherësh edhe zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në këtë konferencë me gazetarë pati edhe pyetje në serbisht, shqip e anglisht.

Në pyetjet në serbisht, ai u përgjigj, mirëpo jo edhe ndaj pyetjeve në shqip e anglisht.

Për të parën tha se nuk e di gjuhën, e për të dytën tha se do ta zbatojë Kushtetutën e Republikës Kosovës e cila ia njeh gjuhën serbe si gjuhë zyrtare.

“Fatkeqësisht, sipas Kushtetutës që edhe ju e respektoni, gjuha serbe është gjuhë zyrtare dhe do ta shfrytëzoj”, deklaroi Simiqi kur një gazetar i tha se nuk e di serbishten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco