Serbët heqin flamurin kuq e zi dhe vendosin atë të Serbisë në një kodër të Zveçanit

Serbët heqin flamurin kuq e zi dhe vendosin atë të Serbisë në një kodër të Zveçanit

21:15, 06/05/2023

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe raportuan se flamuri shqiptar kuq e zi u vendos në një kodër në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Për të njëjtin rast, mediumi në gjuhën serbe “Kossev” sot po raporton se flamuri është larguar dhe se janë vendosur flamujt serbë, transmeton lajmi.net.

Sipas Kossev të cilët kanë publikuar edhe pamje, aty tashmë valon flamuri serb.

Sipas tyre, kjo është bërë nga banorët serbë të Grabovcit, të cilët kanë dërguar pamje nga momenti ku flamuri serb vendoset në këtë kodër.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, dikush e largoi flamurin serb nga ky kërrsh dhe aty vendosi flamurin kombëtar të shqiptarëve. Nuk vonoi shumë dhe flamuri kuq e zi u largua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 11/05/2023 22:54

ËËËH JU, MEDIA RUSO SERBË "KOSSEV" KUR KA VALUAR FLAMURI KUQEZI SHQIPJA DYKRENARE MBARË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARE; JU, ARDHACAKËT BANDA KARPATE RUSE TRANDA TRAKTATE PUSE, SI BISHAT, ISHAT DUKE KEQPËRDORUR EDHE KISHAT TONA ORTODOKSE MBARË SHQIPTARE; A JU, TË PA FE, PA KRE, PA ATDHE, PA ATKRE, POSI BISHA TË TERBUARA, DUKE SULMUAR, DHUNUAR ME DHUNË, PËRDHUNË TERË TROJET TONA-NËN PLOJET MË ZEZONA; POR, KURRË OH, BURRË A GRUA, NGA KJO GURRË A KRUA, NUK DO T'VALOJË AS NUK DO T'GËZOJË AS OKUPOJË, AS UZURPOJË, ME DHUNË E PRËRDHUNË ASNJË PËLLMBË TOKË, ASNJË KËMBË OOOJ LOKË-TROJET TONA NËN HOJET PRONA O, NGA TUNA GJERË TEK BUNA ME TRI DETE PRIR VËRTETE ADRIATIK, JON, DETI I ZI; OU FARË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA O HEJ PELLAZGO ILIRO E MBARË SHQIPTARIA OUUU, MBARË SHQIPTARIA!! T'FALA MANI USA

Shto koment

Denonco