Takimi mes Kurtit e Vuçiç/ Miratohet Deklarata për të Zhdukurit e Luftës

Takimi mes Kurtit e Vuçiç/ Miratohet Deklarata për të Zhdukurit e Luftës

19:02, 02/05/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja thanë më herët se presin që palët “ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Përpara takimit, Vuçiç shkroi në Instagram se “do të jetë e vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritshmëritë e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiçit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco