Kosovë, vendimi për hapjen e urës së Ibrit nxit reagime të shumta

Kosovë, vendimi për hapjen e urës së Ibrit nxit reagime të shumta

08:08, 01/05/2023

Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për ta hapur për qarkullim të automjeteve urën e Ibrit, ka ngjallur reagime të shumta. Asamblistët e këtij Kuvendi presin që ura të hapet për qarkullim sa më shpejt, qytetarët serbë të veriut thonë se tani nuk është koha për vendime të tilla. Mirëpo, ndryshe shprehen shqiptarët që jetojnë në qytetin e ndarë. Sipas KFOR-it, kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut politik, njofton RTK.

Asamblistët e Mitrovicës së Veriut po presin që niveli qendror ta japë sa më shpejt dritën e gjelbër për ta hapur për qarkullim të automjeteve urën mbi lumin Ibër. Një vendim të tillë po e mirëpresin edhe qytetarët e komunitetit shqiptar, por jo edhe të atij serb.

Mirëpo, asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në veri, Aida Ferati-Doli, e cila parashtroi kërkesën në kuvendin komunal, thotë se lëshimi i urës për qarkullim është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Por, mendime të ndryshme kanë qytetarët shqiptarë e atë serbë që jetojnë në qytetin e ndarë.

“Nuk është ende koha për hapje po besoj, pasi të konstituohet ky Asociacioni edhe mundet” , deklaroi një qytetar. Derisa një tjetër tha se: “kjo duhet të ketë qenë e lirë pas luftës por si kanë dhënë rëndësi sepse deri tani do të duhej të ishte lëshuar”.

Pas vendimit për hapjen e urës për qarkullim, asambleja komunale e veriut synon të nxjerrë edhe një vendim rreth rindërtimit të xhamisë afër saj.

Sipas analistit Nexhmedin Spahiu, ura ka qenë pretekst, pasi problemi kryesor qëndron te xhamia.

Rihapja për qarkullim të veturave e “Urës së Ibrit” është përkrahur nga qeveria, por jo edhe nga Bashkimi Evropian, nga i cili kanë thënë se tani nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa, nga KFOR-i kanë thënë për RTK-në se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco