Përfundon çdo procedurë/ Nga 1 janari 2024, Kosova do të lëvizë pa viza

Përfundon çdo procedurë/ Nga 1 janari 2024, Kosova do të lëvizë pa viza

11:50, 25/04/2023

Zyrtarisht ka mbetur vetëm hyrja në fuqi e liberalizimit e vizave për Kosovën, pasi vendimi u publikua të martën në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ky proces është teknik, bazuar në nenin 2 të Rregullores, dhe hyn në fuqi më 15 maj 2023.

Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin final për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Miratimi u bë pa votim, pasi s’pati asnjë kundërshtim.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë mjaftueshëm kohë të ndërmarrin fushata për informimin e qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet e nevojshme për lëvizjen e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco