Komiteti i Ministrave pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Komiteti i Ministrave pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE

15:51, 24/04/2023

Komiteti i Ministrave pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.

Ministria shkroi të hënën në Facebook se si hap i radhës do të përgatitja e opinionit nga Asambleja për anetarësimin e Kosovës, derisa falënderoi shtetet që votuan me 2/3 të votave.

“Ky vendim pozitiv vjen pas një pune të gjatë intensive, koordinimi të brendshëm ndër-institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe aleatët e tjerë. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse të gjitha shteteve që kanë votuar dhe ndihmuar në votimin pozitiv të Komitetit të Ministrave. Përkundër faktit që proceduralisht Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit, duhet theksuar se kjo ishte ‘finale para finales’ meqë kemi kaluar sfida të rëndësishme ligjore dhe politike”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja shtoi se mbetet shumë punë për t’u bërë, por Kosova mbetet e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco