Xhelal Sveçla: Këto zgjedhje do t’i neutralizojnë shantazhet e Beogradit

Xhelal Sveçla: Këto zgjedhje do t’i neutralizojnë shantazhet e Beogradit

13:41, 23/04/2023

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi e deri më tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë është duke shkuar mirë.

“Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë. Këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye, e edhe sa i takon aspektit të sigurisë”, tha ai.

Sipas tij edhe kushtet e punës janë mëse komode. “Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, shtoi Sveçla.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur për të gjitha skenarit dhe në plotëni të përmbushur mandatin e saj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha për RTK se qeveria është e interesuar që veriun ta bëjnë njëjt sikur pjesët e Kosovës.

“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai.

Kurse për numrin e qytetarëve që do të dalin në zgjedhje, Sveçla, vlerësoi  se do të rritet gjatë ditës.

“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve”, tha ai.

Sveçla tha nuk guxojmë të biem pre nga Beogradi dhe Lista Serbe. "Ne në vazhdimësi duhet të punojmë që të gjitha këto mekanizmat e shantazheve kriminale të Beogradit, t’i neutralizojmë, edhe këto zgjedhje janë mjet i neutralizimit të shantazheve. Nuk mund Kosova të jetë peng i kontrabandistëve, i Listës Serbe me anëtarë të së cilës janë të kërkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë", tha ai.

Sipas tij pavarësisht presioneve dhe shantazheve që Lista Sërpska dhe Beogradi kanë bërë, edhe ndërkombëtarët kanë njoftuar se këto zgjedhje janë legale.

"Qytetarët e kësaj zone kanë qenë subjekt i shantazheve, i kërcënimeve, maltretimeve, arrestimeve edhe vrasjeve, patjetër që kjo ka pasur ndikim në guximin e qytetarëve që t’iu kundërvihen veprimeve kriminale. Lista Serbe dhe Beogradi në vazhdimësi kanë shtyrë agjendat e tyre duke kërcënuar qoftë institucionet e Kosovës, qoftë qytetarët e kësaj zone", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco