Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e veriut, thotë se ditë të mira po vijnë

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e veriut, thotë se ditë të mira po vijnë

11:05, 23/04/2023

Në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve ka votuar edhe kandidati i LVV-së për kryetar, Erden Atiq.

Atiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

“Unë sapo e kryejta obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votuar në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri. Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco