Pantoviq pas votimit: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

Pantoviq pas votimit: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

11:12, 23/04/2023

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në qendrën e votimit, e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në këtë komunë.

Me këtë rast, në një prononcim për media, ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes dhjetëvjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.

“Po pres për qytetarët e Zveqanit se do të jetë më mirë sesa që ka qenë deri më tani, që zgjedhjet do të mbahen të qeta, në mënyrë të qetë dhe pa incidente, sepse mendoj se zgjedhjet po mbahen dhe duhet të mbahen në paqe, në dashuri dhe respekt për popullin dhe jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe”, tha ajo.

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në veri të vendit është shprehur optimiste se edhe serbët do të dalin në votime.

“Kjo është disi një rregull i imi, kush do të dalë, unë mendoj që populli do të dalë, do t’iu ngjallet ndjenja. Kush del e falënderoj, kush nuk del po njësoj. Çfarë të them ne këtë situatë e cila është specifike, nuk kam koment, mendoj nuk mund të them përafërsisht sa votues pres që do të dalin, apo diçka, por në çdo rast shpresoj se do të ketë”, tha ajo.

Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 6 mijë e 998 persona./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco