Masakra e Rezallës/ Albin Kurti: E vërteta e 5 prillit 1999 s'mund të mbulohet në varreza masive

Masakra e Rezallës/ Albin Kurti: E vërteta e 5 prillit 1999 s'mund të mbulohet në varreza masive

17:34, 05/04/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e Masakrës së Rezallës tha se forcat e armatosura të Serbisë në përpjeke të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat, shkruan Syri.net Kosova.

Kreu i Qeverisë në një postim në Facebook tha se disa nga kufomat u gjetën të groposura në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi, tha Kurti.

Kryeministri i vendit u shpreh se e vërtat e 5 prillit të vitit 1999 nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive e siç thekson ai nuk mund të lejohet harresa të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco