Shefi i kabinetit të Gërvallës hedh poshtë aludimet për foton në klubin e striptizmit

Shefi i kabinetit të Gërvallës hedh poshtë aludimet për foton në klubin e striptizmit

13:41, 29/03/2023

Prishtinë - Shefi i Kabinetit të Ministres së Jashtme të Kosovës, Sharr Jakupi, shihet në një klub striptizmi. Kështu pretendon portali “Demokracia.com” i cili e ka publikuar fotografinë e Jakupit, e cila gjithmonë sipas shkrimit është bërë në Tajlandë.

Për lajmin në fjalë ka reaguar Sharr Jakupi. Ai ka thënë se “këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme”.

“Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë. Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror”.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco