24 vjet nga masakra serbe në Izbicë të Kosovës

24 vjet nga masakra serbe në Izbicë të Kosovës

09:22, 28/03/2023

Sot mbushen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror, njofton RTK.

Sot 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkon sot për homazhe te Memoriali në Izbicë, Skenderaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco