Përfundon takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak, pritet të nisë ai trepalësh

Përfundon takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak, pritet të nisë ai trepalësh

14:08, 18/03/2023

Ohër -  Tashmë ka përfunduar  takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, njoftojnë për RTK, gazetarët Leonora Bërbatovci/Ohër dhe Jeton Musliu/Prishtinë

Ky takim ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe më herët me presidentin e Serbisë, Aleksandar  Vuçiq, tani Borrell e Lajçak pritet të kenë takim të përbashkët trepalësh.

Ndërkohë, në lidhje me këtë takim, ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave. Të ardhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, këto media janë duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e kësaj ngjarjeje.

Image

Takimi Borrell -Kurti - Lajçak

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak ka nisu me vonesë gjysmë ore, krahasuar me agjenden e paraparë.  Borrell takohet me Kurtin pasi paraprakisht është takuar me Vuçiqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco