BE pret që plani evropian për Kosovë - Serbi të zbatohet brenda disa muajve

BE pret që plani evropian për Kosovë - Serbi të zbatohet brenda disa muajve

13:44, 24/02/2023

Plani evropian është de facto njohje ndërsa pranimi i dokumentit nënkupton se palët e pranojnë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu është shprehur një zyrtar i lartë evropian i cili foli para gazetarëve në kushte anonimiteti në lidhje me takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton RTK.

Zyrtarët evropianë janë të inkurajuar me deklarimet publike të liderëve lidhur me planin dhe konsiderojnë se palët në takimin e 27 shkurtit do ta pranojnë formalisht këtë plan.

Fokus i bisedave të 27 shkurtit, sipas këtyre burimeve nuk do jetë plani evropian por aneksi i dokumentit ku precizohen modalitetet për implementimin e secilës pikë të planit kryesor.

Ndër elementet ku pritet të thyhet shtizat të hënën, sipas burimeve evropiane do të jetë çështja e Asociacionit, meqë palët ”kushtëzojnë tërë procesin pikërisht me Asociacion”. Pala evropiane, siç thanë zyrtarët e këtushëm, planifikon që të përparojnë shpejtë më çështjen e Asociacionit (pasi që të miratohet plani v.j.) sepse “është çështje shumë e rëndësishme dhe nuk bën të zvarritet shumë gjatë”.

Bashkimi Evropian ka një plan ambicioz të procesit të implementimit të planit evropian për dialog dhe pret që implementimi të kryhet brenda disa muajsh, dhe gjithsesi gjatë vitit 2023.

Do të formohet gjithashtu një organ mbikëqyrës që do vëzhgojë procesin e zbatimit të planit dhe rregullisht do të informohen shtetet anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me shkallën e zbatimit.

Zyrtarët evropianë gjithashtu presin “sinjale pozitive” nga pesëshja mosnjohëse, në rast se takimi i 27 shkurtit rezulton me epilog të suksesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco