Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

07:29, 14/02/2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit aktual të Lars-Gunnar Wigemark .

Përmes një njoftimi për media nga presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se në këtë takim presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it,  Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco