Kurti: S’kam pse i jap Serbisë opsione për Asociacionin, është gabim strategjik

Kurti: S’kam pse i jap Serbisë opsione për Asociacionin, është gabim strategjik

15:36, 13/02/2023

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk duhet që ai t’i propozojë Serbisë asociacion në Kosovë.

Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun me Serbinë , tha se bën gabim strategjik nëse jep opsione për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk kam pse i propozoj unë Serbisë asociacion në Kosovë. Unë kam thënë cilat besoj që janë 6 kushtet apo parimet që të konsiderohet si kërkesë”, tha Kurti.

“Pra, është gabim, edhe strategjik, nëse unë në Bruksel prezantoj opsione për Asociacionin”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco