Shifrat/ Albin Kurti i rrit pagën vetes dhe ia ul Vjosa Osmanit

Shifrat/ Albin Kurti i rrit pagën vetes dhe ia ul Vjosa Osmanit

17:24, 01/02/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mund të jetë një prej qytetarëve më të pakënaqur në vend.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, paga e Osmanit nga 2900 euro do të zbritet në 1890 euro. 

Një mijë e 10 euro më pak do paguhet kryetarja e shtetit në fund të muajit, me formulën e re të rrogave. 

Osmani e cila vetë e dekretoi Ligjin e Pagave nuk e ka dhënë ende asnjë koment për goditjen financiare nga qeveria. 

Por, ndonëse asaj ia zvogëloi pagën, kryeministri Albin Kurti veproi ndryshe me pagën e tij, të cilën e rriti me 285 euro.

Paga e Kurtit nga 1500 sot u bë 1 mijë e 785 euro. 

Kjo zbritje e pagës mund t’i shkaktojë telashe presidentes Osmani, e cila të paktën siç ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit është “borxh deri në fyt” për blerjen e shtëpisë në lagjen luksoze “Marigona Hill” dhe borxhi për një parcelë në “Lagjja e gjelbër”.

Por, për të mos i ngelur hatri, Qeveria Kurti ditë më parë kur e rriti çmimin e tatimit në pronë, ia la më lirë presidentes në “Marigona Hill”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco