A humb apo fiton Kosova nga plani evropian? Flet për herë të parë Lajçak

A humb apo fiton Kosova nga plani evropian? Flet për herë të parë Lajçak

21:51, 25/01/2023

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova do të fitojë shumë dhe nuk do të humbë asgjë me propozimin evropian.

Ai tha se hapi i parë për të është që palet të përqendrohen tek hapi i parë i marrëveshjes.

“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë. Hapi një për mua është që të përqendrohemi në hapin e parë të marrëveshjes, nuk mund të kërkoni garancione për hapin pesë, pa e bërë hapin një”, ka thënë Lajçak në Klan Kosova.

Lajçak, më herët tha se plani evropian është më i miri për palët, Kosovën e Serbinë.

Ndërsa, sonte pritet që emisari special të ketë një darkë pune me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco