Prishtinë, Ambasada e SHBA konfirmon diskutimin për Asociacionin serb më 31 janar

Prishtinë, Ambasada e SHBA konfirmon diskutimin për Asociacionin serb më 31 janar

08:03, 25/01/2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka konfirmuar organizimin e një diskutimi mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të mbahet më 31 janar.

Në një përgjigje për RTK-në nga ambasada amerikane thuhet se për këtë diskutim janë duke u ftuar liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë, për të diskutuar për këtë temë të rëndësishme.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin lidhur me Asociacionin në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

Organizimi i këtij diskutimi sipas ambasadës "është në përputhje me qëllimin e qëndrueshëm të SHBA-së në avancimin e Kosovës drejt strukturave evropiane dhe euro-atlantike, dhe si një reflektim i miqësisë së gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco