Ambasadori amerikan në Serbi: Asociacioni obligim që Kosova duhet ta përmbushë

Ambasadori amerikan në Serbi: Asociacioni obligim që Kosova duhet ta përmbushë

17:08, 24/01/2023

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha për N1 se e kanë dëgjuar me vëmendje fjalimin e mbrëmshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili, sipas tij, ka prezantuar një plan, një koncept se si të zgjidhet problemi i ndërlikuar i Kosovës.

Ai shtoi se Vuçiç ka shpjeguar edhe se si e sheh të ardhmen e Serbisë dhe se SHBA-të e mbështesin një të ardhme të tillë. Raporton N1.

“SHBA-ja e përkrah një të ardhme të tillë për Serbinë dhe ne nuk kemi marrëdhënie më të mira me askënd në botë sesa me BE-në. Për ne është shumë e rëndësishme të shohim se Serbia zhvillon marrëdhënie edhe me BE-në, anëtare e së cilës më në fund do të bëhet. Pra, kjo do të jetë gjithashtu një garanci e marrëdhënieve të mira midis SHBA-së dhe Serbisë”, u tha Hill gazetarëve në Muzeun Nikola Tesla, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektet e efiçiencës së energjisë ndërmjet USAID-it dhe Ministrisë së Energjisë.

Vuçiq, gjatë fjalimit të mbrëmshëm në të cilin prezantoi detajet e propozimit të ri evropian për Kosovën që i është paraqitur nga pesë emisarët, në takimin e së premtes, ka theksuar se “Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane. sepse do të ishim të vetmuar ekonomikisht dhe politikisht pa të”.

Kur është fjala për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri të Kosovës, ai ka theksuar se “të gjithë negociatorët, qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja, kanë konfirmuar se ky është obligim nga Marrëveshja e Brukselit dhe gjashtë të parat pikat merren me të”.

“Dhe nga pozicioni i Escobar u pa qartë se është thelbësore të ecim përpara, dhe më pas vijon ajo që është në propozimin gjermano-francez. Këtu shkojmë te idetë më të gjera që do të kërkojnë më shumë kohë. Nuk mund të presim që të përmbushen sot, nesër, por marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen”, tha ai.

I pyetur për formatin e bisedimeve të ardhshme, ai tha se duhet të punohet më shumë dhe të përpunohen më shumë detaje, sepse “marrëveshja e Brukselit ka disa fjali dhe nuk mund të jap më shumë informacion se si do të duket”.

E i pyetur nëse plani i Ischinger-it për dy Gjermanitë mund të zbatohet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai ka thënë se “duhet të fokusohemi në atë që thotë ai ekzistuesi dhe që palët të fokusohen në atë përmbajtje dhe të krahasohen më vonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco