Vërshimet në Mitrovicë, të shkaktuara nga Ujmani? Dyshohet se uji është derdhur qëllimshëm nga liqeni

Vërshimet në Mitrovicë, të shkaktuara nga Ujmani? Dyshohet se uji është derdhur qëllimshëm nga liqeni

22:48, 20/01/2023

Janë ngritur dyshime se diga e liqenit të Ujmanit është hapur për të shkarkuar ngarkesën e ujit të akumuluar.

Kështu të paktën ka deklaruar avokati Armend Shkoza, përcjell Syri.net Kosova

"Po thonë se diga e liqenit të Ujmanit është hapur për të shkarkuar ngarkesën e ujit të akumuluar. Përtej dyshimeve që mund të jenë absurde, mendoj se ishte dashur që të hetohet niveli i këtij shkarkimi", ka shkruar Shkoza.

Sipas tij, është për t'u habitur se si ka ardhur deri te përmbytja në Mitrovicë, kur hiç më larg se dy vite të fundit ka pasur të rreshura shiu gati dy herë më tepër se sa këtë vit.

"Nëse është derdhur uji nga liqeni qëllimshëm dhe në mënyrë të pakontrolluar përtej përllogaritjeve të rrjedhës që i përshtatet shtratit të lumit, kemi të bëjmë me veprën penale tipike të terrorizmit dhe sabotimit", ka thënë ai.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco