Sveçla: Ish-polici Pantiç organizoi sulm terrorist në zyrat e KKZ-së në veri

Sveçla: Ish-polici Pantiç organizoi sulm terrorist në zyrat e KKZ-së në veri

17:20, 10/12/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është i përfshirë në një nga incidentet e fundit në veri të vendit.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se Pantiç ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç. 

I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, tha Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco