Vjosa Osmani shtyn zgjedhjet në veri: Vuçiç kërkon të destabilizojë Kosovën

Vjosa Osmani shtyn zgjedhjet në veri: Vuçiç kërkon të destabilizojë Kosovën

16:02, 10/12/2022

Presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani ka marrëvendimin për të shtyrë zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në veri të vendit. 

Zgjedhjet ishin dekretuar të mbaheshin në datën 18 dhjetor 2022, pas dorëheqjeve të krerëve të komunave që i përkasin pakicës serbe. 

Vendimi është marrë gjatë takimit të Osmanit me përfaqësuesit e partive politike.

Osmani njoftoi gjatë një konference për mediat se zgjedhjet do të shtyhen deri më 30 prill 2023. 

Vjosa Osmani akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se qëndron ai pas konflikteve në veri. 

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha ajo duke shtuar: "Si gjithnjë në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vuccicc nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës". 

Fillimisht ishte propozuar që zgjedhjet të mbahen më 19 ose 26 mars.

Megjithatë, Nenad Rashiç propozoi që shtyrja të bëhet për gjashtë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco