Miroslav Lajçak sot në Beograd, takim me Presidentin serb Vuçiç

Miroslav Lajçak sot në Beograd, takim me Presidentin serb Vuçiç

08:30, 05/12/2022

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiç. Lajçak ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t'u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targat. Ende nuk dihet se kur ai do të vijë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, shkruan RTK.

Më 5 nëntor, në ditët e negocimit të marrëveshjes mes palëve, Lajçak shkroi në Twitter se pati një diskutim të gjatë e të vështirë, port ë nevojshëm me Presidentin serb Vuçiç.

Ai shkroi në Twitter: “Unë Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco