'28 Nëntor me fli nga nëna': Zv.Kryeministri dhe ministri i Kosovës festojnë me policët në veri

'28 Nëntor me fli nga nëna': Zv.Kryeministri dhe ministri i Kosovës festojnë me policët në veri

09:10, 29/11/2022

Prishtinë - Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtues të lartë të Policisë së Kosovës e kanë festuar bashkarisht Ditën e Flamurit kombëtar, 28 Nëntorin.

Ministri Sveçla shkroi në Fb: "Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë.

Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!" ka uruar ai dhe ka shtuar edhe tri fotot në vijim.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco