Ceremonitë shtetërore në Kosovë për nder të 28 Nëntorit

Ceremonitë shtetërore në Kosovë për nder të 28 Nëntorit

12:42, 26/11/2022

Qeveria e Kosovës sot ka bërë të ditur agjendën për shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë. Aktivitetet nisin të dielën në ora 19:00 me shfaqen “Tri motrat” në Teatri shqiptar në Shkup.

Ndërkaq, sipas kësaj agjende, të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, njofton RTK.

Poashtu të hënën ndër të tjera, në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Shikoni gjenden e plotë për shënimin e110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë që e ka bërë sot publike Qeveria e Kosovës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco