Brnabiç kritikon BE: Po lejon Kurtin të shpërfillë ujditë e arritura në Bruksel

Brnabiç kritikon BE: Po lejon Kurtin të shpërfillë ujditë e arritura në Bruksel

11:40, 04/11/2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kritikoi Bashkimi Evropian, që siç tha, po toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e arritura më pare në Bruksel.

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Brnabiç u tha gazetarëve se ka biseduar me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak lidhur me çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit 2011 dhe 2016, por edhe atë të shtatorit të vitit 2021, dhe njëanshëm ka hequr nga përdorimi targat me status neutral [KS]. Ata thonë se pajtohen që targat KS duhet të ekzistojnë, por shtojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë temë, dhe kjo për mua është shkatërruese”, tha Brnabiç.

Brnabiç tha se gjatë një dreke pune, “kërkoi nga përfaqësuesit e BE-së që të kuptojnë” se besueshmëria e bllokut evropian po vihet në pikëpyetje, pasi Brukseli nuk mund të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të arritur që nga viti 2013.

“BE-ja toleron Kurtin kur ai thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Në anën tjetër, ata na bëjnë presion ne që të nënshkruajmë marrëveshje të tjera, marrëveshjen finale. U thash atyre se BE-ja është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe ata duhet t’i zbatojnë ato, dhe më pas mund të vazhdojmë bisedimet”.

Brnabiç tha se gjatë qëndrimit në Berlin bisedoi edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, “për shumë gjëra”, por jo për propozimin franko-gjerman. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë detaje mbi planin franko-gjerman, duke insistuar se “është respekt ndaj ndërmjetësit të ruhet konfidencialiteti i bisedimeve konkrete. Lideri gjerman Olaf Scholz konfirmoi se ka një propozim të Berlinit dhe Parisit, për Kosovën dhe Serbinë, që sipas mediave në Kosovë parashikon njohjen nga pesë anëtarët e BE-së qe ende nuk e kanë bërë, por jo nga Serbia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco