Britania e Madhe do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Britania e Madhe do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

11:38, 11/10/2022

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar sot një takim me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në këtë takim ku është diskutuar për të drejtat e njeriut, Abbott ka bërë të ditur se Britania e Madhe së shpejti do të nis të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ju jeni pjesë e Evropës dhe vlerave evropiane. Ju dëshironi të jeni anëtarë në Këshillin e Evropës. Kjo do të sjellë pyetje me vete”.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar ka qëndrim shumë të qartë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi gati të dërgojmë instruksione në ambasadat tona nëpër vendet që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të flasin dhe mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco