Vjosa Osmani kërkesë Macron e Scholz: Duam liberalizimin e vizave brenda 6 muajsh

Vjosa Osmani kërkesë Macron e Scholz: Duam liberalizimin e vizave brenda 6 muajsh

20:49, 06/10/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim trepalësh me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. 

Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi rëndësinë që çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet përbrenda presidencës çeke në BE, që pritet të përfundojë brenda gjashtë muajsh.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë njoftuese të takimit trepalësh nga Zyra e Presidencës, takim ky i mbajtur në kornizat e samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian, në kryeqytetin çek, Pragë.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre për liberalizim të vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Francën dhe Gjermaninë, si aleatë të fuqishëm të Kosovës në kontinentin evropian”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, sipas presidencës, Osmani ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Përveç tjerash, Osmani ka biseduar me Scholz e Macron edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku kjo e para deklaroi se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive dhe se kërkon që marrëveshja përfundimtare ta ketë njohjen e ndërsjellë në mes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco