Kosova vendos regjim vizash për të gjithë shtetasit rusë

Kosova vendos regjim vizash për të gjithë shtetasit rusë

18:00, 01/10/2022

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë tranzit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë së Kosovës.

Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës, pa vizë. 

Zëvendësministrja e jashtme Liza Gazi tha se ky hap do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe ishte ndërmarrë në koherencë me vendimet e fundit të bashkimit europian.

Më 31 gusht, BE-ja pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë. Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Vendet e bllokut nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, por Finlanda, Polonia, Estonia letonia dhe lituania, i kanë mbyllur kufijtë për turistët nga ky vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco