Sulmohen me thikë tre policë në Prizren - Ndërhyn Njësia Speciale për arrestimin e autorit

Sulmohen me thikë tre policë në Prizren - Ndërhyn Njësia Speciale për arrestimin e autorit

19:28, 17/09/2022

Tre policë janë sulmuar me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Faton Aliu.

Ai tha se në arrestimin e të dyshuarit kanë ndërhyrë edhe njësia speciale.

“Rreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirrë policinë se një anetar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve. Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë”, tha ai.

Aliu tha se gjendja shëndetësore e policëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri ëshjtë duke u trajtuar në QKUK”, tha Aliu.

Më tej ai tha se i dyshuari i cili është tashmë i arrestuar ka qenë i njohur për Policinë për veprat penale, dhunë në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco